Restorant “REKA” është ndërtuar në vitin 2002 nga Qerim Reka dhe familja e tij, duke u mbështetur në traditën gastronomike shqiptare në përgjithësi, si dhe asaj dibrane në veçanti, si rrjedhojë e rrënjëve familjare të të zotërve të këtij restoranti. E gjithë puna në këtë restorant është e organizuar nga kjo familje. Këtu mund të gjeni gjithashtu recetat e familjes Reka, të ruajtura me fanatizëm brez pas brezi. Eksperienca e punës së Qerim Rekës në disa nga hotelet më prestigjioze të vendit si Hotel Tirana International, Drejtoria e Pritjes dhe Shërbimit Qeveritar, etj, kanë bërë të mundur që në këtë restorant të gjeni një shërbim cilësor në të gjitha drejtimet.